Share on

Facebook

Aktakuzë për personin që iu gjet arsenal armësh në Leposaviq

Mitrovicë, 19 mars 2025  – Prokuroria Themelore në MitrovicëDepartamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Leposaviq, kundër të pandehurit R.M., në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria njofton opinionin se i pandehuri R.M., më 31 tetor 2024, në fshatin Soqanicë të komunës Leposaviq, me dashje dhe në kundërshtim me ligjin ka mbajtur në pronësi dhe kontroll armë pa leje të organit kompetent – pushkë të gjuetisë dhe gjashtëmbëdhjetë (16) fishekë të armës së gjuetisë.

Ndërsa, të pandehurit në shtëpi i janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Një (1) pushkë gjysëm automatike,
  • Një (1) pushkë automatike,
  • Një (1) pushkë ajrore,
  • Një (1) gaz maskë ushtarake,
  • Pesë (5) thika të ndryshme,
  • Dy (2) kapela të policisë serbe,
  • Njëzetë (20) fishekë të vendosura në fotrolla ushtarake,
  • Nëntëdhjetë (90) fishekë të kalibrave të ndryshëm,
  • Një (1) palë dylbi të pushkës,
  • Një (1) bajonetë pushke,
  • Një (1) shufër metalike të policisë,
  • Tetëdhjetë e shtatë fishekë (87) të pushkës së gjuetisë,
  • Një (1) radiolidhje,

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës, që të pandehurin ta shpallë fajtorë për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit.