19 Prill 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër pesëdhjetetre (53) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit apo masave tjera për shtatë (7) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona për vepër penale, ka ushtruar tre (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona për veprat penale, si dhe ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetë (20) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara ka ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 19-20 | 5-12 | 3-3 | 6-6 | – | 6-7 | 5-5 | 44 – 53 |
Ndalimet | – | 6 | 2 | 1 | 3 | 1 | 1 | – | 14 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | 3-3 | 1-1 | – | 3-3 | – | – | – | 7 – 7 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Prokuroria Speciale (PS):
/////
Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për të mitur- me urdhër te Prokurori të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Departamenti i përgjithshëm– me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar dy (2) persona për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Kanosje’’, ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’, si dhe ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të Prokurori të shtetit ka ushtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, si dhe ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për vepër penale ‘’Kanosje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetë (20) persona, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.
Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Mashtrimi’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Kanosja’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Ndërtimi pa leje’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Vjedhja’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre’’.
Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisijeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.
Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë , ka ndaluar një (1) persona të dyshuar kohëzgjatje prej 48 orëve për veprën penale “Dhunë në familje”.
Aktakuzat :
Një (1) aktakuzë kundër dy (1) personave për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrim”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ dhe një (1) person për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” .
Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit” .