Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

05  Prill 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit apo masave tjera për pesë (5) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të  fundit ka ndaluar tre (3) persona për vepër penale,  si dhe janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar  dhe ngritur dy  (2) aktakuza kundër gjashtë  (6)  personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

12-15 2-2 2-6 2-3 1-1 8-12 27 – 39
Ndalimet 3 3 1 5 1 13
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

2-3 2-2 4 – 5
Bastisjet
Sekuestrimet

 

Prokuroria Speciale (PS):

 /////

 

Prokuroria Themelore Prishtinë:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 Departamenti i përgjithshëm– me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Kanosje’’, si dhe ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) persona, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Dhuna në familje’’.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Ngacmimi’’.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Kanosja’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Grabitja’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ’’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Vjedhja’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Sulmi’’.

 

Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Sulmi”, si dhe dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulm” sipas KPRK-së, si dhe një (1) kërkesë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”;

Një(1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalime nga prokurori i shtetit :
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) persona të dyshuar  për veprën penale “Dhunë në familje”

Aktakuzat :
 Një (1) aktakuzë  kundër një (4) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një  (1) aktakuzë, kundër (2) dy personave për veprën penale “Vrasje e rëndë”

Prokuroria Themelore Gjilan:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”, si dhe ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Sulmi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Dhuna në familje” , si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkake të veprës penale “Vjedhja e rëndë”.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Kanosja“.

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

 

 Prokuroria Themelore në Ferizaj:

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër (1)  personi për veprën  penale nga neni 227 të KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër (1)  personi për veprën  penale nga neni 240 të KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër (1)  personi për veprën  penale nga neni 269 të KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër (1)  personi për veprën  penale nga neni 367 të KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër (4)  personave për veprën  penale nga neni 185 të KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër (2)  personave për veprën  penale nga neni 360 të KPRK-së.

Dy (2) aktakuza kundër (2)  personave për veprën  penale nga neni 314 të KPRK-së.