03 Janar 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit apo masave tjera për tre (3) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit për tre (3) persona.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tetë (8) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | – | – | – | – | – | – | – | – |
Ndalimet | – | 5 | 2 | 3 | – | 8 | – | – | 18 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | – | 3-3 | – | – | – | – | – | 3 – 3 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Prokuroria Speciale (PS):
//////
Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm- me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Kanosje”, një (1) person për veprën penale “Sulm”, një (1) person për veprën penale “Mashtrimi”, një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rënde trupor në ndihmë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Po ashtu, nga ky departament me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një (1) person i dyshuar për veprën penale “Kanosje”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar tre (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se një (1) person ka kryer veprat penale “Lëndim i rënde trupor ne ndihmë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “si dhe dy (2) personave të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje“.
Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar një (1) person, për veprat penale “Kanosja”, “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” dhe “Vetëgjyqësia”, si dhe dy (2) persona të ndaluar për veprën penale “Vjedhja”.
Prokuroria Themelore Gjilan:
/////
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar shtatë (7) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
/////
Prokuroria Themelore në Ferizaj:
/////