Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

18 Dhjetor 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër gjashtëdhjetenëntë (69) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit apo masave tjera për katër (4) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, gjashtë (6) persona të dyshuar, në pesë raste të ndara, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme  penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

12-17 6-6 15-17 14-16 13-13 60 – 69
Ndalimet 6 6 2 1 1 1 17
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

1-1 2-2 1-1 4 – 4
Bastisjet
Sekuestrimet

 Prokuroria Speciale (PS):

 /////

 

 Prokuroria Themelore Prishtinë:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të prokurorit janë ndaluar (3) persona për veprën penale për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person për veprën penale “vjedhja”, një (1) person për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i përgjithshëm – Prokurori i shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave , për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuza kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”

Një (1) aktakuza kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Prokuroria Themelore Prizren:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren-Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, gjashtë (6) persona të dyshuar, në pesë raste të ndara.

Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”, një (1) person për veprat penale “Sulmi” dhe “Kanosja”, një (1) person për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje” dhe një (1) person për veprat penale “Sulmi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

 Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave në dy raste të ndara. Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”, dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, si dhe një (1) person, për veprën penale “Rrëmbimi”.

Prokuroria Themelore Gjilan:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’ dhe ‘’Ndërtimi pa leje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.

 

 Prokuroria Themelore në Gjakovë:

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për veprat penale si në vijim:

Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepër penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepër penale “Mashtrimi”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepër penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepër penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për vepër penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme  penale.

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës“,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm“,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“,

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person  të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Keqpërdorim i sigurimit” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale” Vjedhja e pyllit”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ““Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.