Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

17 Dhjetor 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjeteshtatë (87) aktakuza kundër nëntëdhjetegjashtë (96) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit apo masave tjera për tre (3) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, si dhe ka ngritur njëzet e gjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetë e dy (32) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, në tri raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) të mitur, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër dy (2) të miturve, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme  penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

26-32 30-33 3-3 24-24 4-4 87 – 96
Ndalimet 3 3 1 1 1 9
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

2-3 2 – 3
Bastisjet
Sekuestrimet

 Prokuroria Speciale (PS):

/////

 

Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të prokurorit janë ndaluar (1) person për veprën penale për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe veprën penale “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, një (1) person për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzet e gjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetë e dy (32) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Zjarrvënia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

 

Prokuroria Themelore Prizren:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren-Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, në tri raste të ndara.

Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe një (1) person per veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

 

Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Prokuroria Themelore Gjilan:

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për këto vepra penale:

Nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Ndërtimi pa leje’’ dhe ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’.

 

 Prokuroria Themelore në Gjakovë:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për të Mitur, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) të mituri, për shkak të veprave penale “Vrasja në tentativë”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa për dy (2) të miturit tjerë të përfshirë në këtë rast, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, për shkak të veprës penale “Pjesëmarrje në rrahje”.

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ”Mashtrimi”.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave , për vepra te ndryshme penale.

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur“,

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Kanosja“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“,

Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ““Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.