Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

16 Dhjetor 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar për  kryerjen e veprave të ndryshme penale, si dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

Ndalimet 4 1 3 8
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

1-1 1-1
Bastisjet
Sekuestrimet

Prokuroria Speciale (PS):

/////

 

Prokuroria Themelore Prishtinë:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda- me urdhër të prokurorit janë ndaluar tre (3) persona për veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë ” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Departamenti për të Mitur- me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për veprat penale “Vjedhja”.

 

Prokuroria Themelore Prizren:

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“.

 

Prokuroria Themelore Pejë:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

 Prokuroria Themelore Gjilan:

 /////

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti për të Mitur, ka ndaluar tre (3) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprave penale “Vrasja në tentativ” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”.

 

 Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

/////

 Prokuroria Themelore në Ferizaj:

/////