Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

16 Dhjetor 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona, si dhe ka ushtruar dy (2)  kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona.

 Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 24 orëve.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

Ndalimet 5 2 1 1 9
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

2-2 1-1 3 – 3
Bastisjet
Sekuestrimet

Prokuroria Speciale (PS):

/////

 

Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda- me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Departamenti për të Mitur- me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të prokurorit janë ndaluar (3) persona për veprën penale “Kontrabandim me mallra”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për një (1) person për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.

 

Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

Po ashtu, edhe Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një person të dyshuar për veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

 

Prokuroria Themelore Pejë:

/////

 

Prokuroria Themelore Gjilan:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 24 orëve, me dyshimin e veprën penale ‘’Kanosja’’.


Prokuroria Themelore në Gjakovë:

/////

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Dhunimi në tentativë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhunimi në tentativë”.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj:

/////