16 Dhjetor 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetepesë (45) aktakuza kundër pesëdhjetegjashtë (56) personave fizikë dhe tre (3) personave juridikë, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar pesë (5) persona, si dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit apo masave tjera për tre (3) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale (PS), gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pesë (5) personave dhe tre (3) personave juridikë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
1-5 | 15-15 | 11-12 | – | 3-5 | – | 5-5 | 10-14 | 45 – 56 |
Ndalimet | – | 3 | – | – | – | 1 | – | 1 | 5 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | 1-1 | – | – | 1-1 | 1-1 | – | – | 3 – 3 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Prokuroria Speciale (PS):
Aktakuzat:
Për pesë (5) personat fizikë dhe tre (3) personat juridikë ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 par.3 i KPRK-së dhe veprën penale “Shpërlarje e parave” e përcaktuar me nenin 308 lidhur me nenin 40 dhe 81 të KPRK-së – nr. 04/L-082 dhe lidhur me nenin 56 par.1 nën par.1.6 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.
Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të prokurorit është ndaluar (1) person për veprën penale për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave , për këto vepra penale:
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Vrasja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”
Prokuroria Themelore Prizren:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Prokuroria Themelore Pejë:
/////
Prokuroria Themelore Gjilan:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Fajdeja” dhe “Kanosja”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave , për vepra te ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik“,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi“,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë“.
Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.