30 Tetor 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetedy (92) aktakuza kundër njëqindepesë (105) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit apo masave tjera për pesë (5) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona si dhe ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, dhe ka ngritur 14 aktakuza kundër 16 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për vepra te ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 25-25 | 14-16 | – | 6-6 | 11-15 | 22-25 | 14-18 | 92 – 105 |
Ndalimet | – | 4 | 2 | 1 | 1 | 2 | 3 | 2 | 15 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | 1-3 | – | – | – | – | 2-2 | – | 3 – 5 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Prokuroria Speciale (PS):
/////
Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Krimeve të Rënda- me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Departamenti i Përgjithshëm- me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për veprën penale “Vjedhja” një (1) person për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda – prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona për veprën penale ““Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për këto vepra penale:
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Ngacmimi Seksual”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i përgjithshëm – 2 ndalime për veprën penale Dhuna në familje nga neni 248 të KPRK-ë.
Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 248 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” nga neni 318 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” nga neni 358 i KPRK-së.
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së.
Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Një (1) person i ndaluar për veprën penale ‘’Dhuna në familje‘’.
Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lajmërimi apo kallëzimi i rremë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”,
Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër pesë (5) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Sulmi“, “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje“, si dhe një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” .
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për vepra te ndryshme penale.
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja“,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja“,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprat penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“, dhe “Vjedhja“,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë“,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“,
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave“,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi“,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik“,
Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 28-orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Zbulimi i paautorizuar i informacionit konfidencial”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.