Prishtinë, 16 Gusht 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër pesëdhjetegjashtë (56) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar njëzetë (20) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër nëntë (9) personave.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar tre (3) persona dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në tri raste të ndara, dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 8-8 | 9-9 | 6-8 | 8-9 | 4-4 | 6-8 | 9-10 | 50 – 56 |
Ndalimet | – | 7 | 2 | 3 | 2 | 3 | 3 | 20 | |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | 2-2 | 1-1 | – | 2-2 | – | – | – | 5 – 5 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Prokuroria Speciale:
/////
Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”, tre (3) persona, në raste ndaras, për veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Vjedhja”, dy (2) persona për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Zjarrvënia”.
Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje 48 orë. Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Ndërtimi pa leje”, një (1) i ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Aktakuzat :
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Ushtrimi i ndikimit”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi trafikut publik”,
Dy (2) aktakuza, kundër katër (4) personave për veprën penale “Mbajtja në kontroll, posedim e paautorizuar e armëve”,
Një (1) aktakuzë, kundër (1) personi për vepër penale “Dhunë në familje”.
Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’, ndërsa në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’.
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.
Prokuroria Themelore Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale ” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe një (1) person tjetër është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale”Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.