Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 13 Gusht 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër dyzetë (40) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit për shtatë (7) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe një (1) person të mitur në kohëzgjatje prej 24 orëve. Po ashtu, pranë gjykatës kompetente janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër gjashtë (6) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar një (1) person.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tetë (8) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur një (1)  aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

4-4 7-8 5-5 12-15 1-1 6-7 35 – 40
Ndalimet 5 2 1 8 1 2 19
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

3-6 1-1 4 – 7
Bastisjet
Sekuestrimet

 

 Prokuroria Speciale:

/////

 

Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe tre (3) persona, në raste ndaras, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person me urdhër arrest ndërkombëtar.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”.

 

Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 24 orë, një (1) person të dyshuar (e mitur) për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”, një (1) kërkesë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë truor” dhe “Dhuna në familje” si dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja”, “Sulmi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Grabitja”.

 

Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

 Prokuroria Themelore Gjilan:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, si dhe ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh,  për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Peshkim i  kundërligjshëm”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Lëndim i  lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave për vepër penale “Lëndim i lehtë trupor në  bashkëkryerje” dhe veprën penale “Sulmi  në  bashkëkryerje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Vjedhja e rëndë”,

Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepër penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për vepër penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë: 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për shkak të  veprës penale “Kanosja“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur një aktakuze kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“.

 

 Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Kanosja”. Ndërsa, një (1) person tjetër është ndaluar me urdhër të prokurorit për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi Seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”.