Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 12 Gusht 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtë (6) persona, të dyshuar për  kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona dhe ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, gjashtë (6) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

Ndalimet 10 6 1 2 19
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

4-5 1-1 5-6
Bastisjet
Sekuestrimet

 Prokuroria Speciale:

/////

 

 Prokuroria Themelore Prishtinë:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në raste ndaras, për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe katër (4) persona për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprave penale “Sulmi”, “Kanosja” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

 

Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, gjashtë (6) persona të dyshuar, në tri raste të ndara, për këto raste penale: tre (3) persona për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”, dy (2) persona për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”, si dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” sipas KPRK-së.

 

 Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalime me urdhër të prokurorit :

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh nën dyshimin se ka kryer vepër penale “Dhuna në familje“.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan:

/////


Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”. 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

/////

Prokuroria Themelore në Ferizaj:

/////