Prokuroria Themelore Mitrovicë

Prishtinë,08 Korrik 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, të dyshuar për  kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, të dyshuar në kryerjen e veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) persona.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

Ndalimet 2 2 1 4 2 11
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

2-2 2-2
Bastisjet
Sekuestrimet

 

 Prokuroria Speciale:

/////

 

Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 

Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për krime të rënda ka ndaluar një person për veprën penale “Vrasja e rëndë“ nga neni 172 të KPRK-së.

Departamenti i përgjithshëm ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“ nga neni 185 i KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik“ nga neni 370 të KPRK-së, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“ nga neni 185 i KPRK-së.

 

 Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalime me urdhër të prokurorit :

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh nën dyshimin se ka kryer vepër penale “Dhuna në familje“.

 

Prokuroria Themelore Gjilan:

/////

 


Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”, si dhe ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ”Sulmi ndaj personit zyrtar”.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) persona, për shkak të veprës penale ”Dhuna në familje”, si dhe një (1) person të dyshuar, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj:

/////