Prokuroria Themelore Gjilan

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 20 Korrik 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzetepesë (45) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzeteshtatë (27) persona dhe janë paraqitur dymbëdhjetë (12) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtëmbëdhjetë (16) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dymbëdhjetë (12) personave, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit më dy raste të ndara ka ndaluar dhjetë (10) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave,  për vepra te ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

13-17 9-10 1-3 8-8 5-7 36-45
Ndalimet 6 1 10 10 27
Paraburgimet:

kërkesat – personat

8-12 2-2 1-1 1-1 12-16
Bastisjet
Sekuestrimet

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

//////////

 

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Kanosja” dhe një (1) person për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (4) persona për veprën penale “Fajdeja”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprave penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit” dhe “Vjedhja e kredencialeve dhe identitetit” dhe dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave për shkak të veprës penale “Fajdeja”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, i kërkuar me urdhër arrest.

Ndërkaq, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 

 

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

 

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

 

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person për veprat penale: “Vjedhje e rendë” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera)

Prokuroria Themelore në Pejë, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për veprat penale “Vjedhje e rendë” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

 

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit më dy raste të ndara ka ndaluar dhjetë (10) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast tetë (8) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Sulmi’’, ndërsa, në rastin tjetër dy (2) persona janë ndaluar për veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Mashtrimi’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Dy (2) aktakuza kundër (2) personave për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Dy (2) aktakuza kundër (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Ndërtimi pa leje’’ dhe ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’.

 

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.

 

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave,  për vepra te ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës“.

 

 

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’, një person (1) për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontrolle pse posedim të paautorizuar të armëve’’, dy (2) persona për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, dy (2) persona për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, si dhe një (1) person për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër (2) personave për veprën  penale ‘’Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën  penale ‘’Mashtrimi me subvencione’’,

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën  penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Dy (2) aktakuza kundër (3) personave për veprën  penale ‘’Kanosja’’.