Prokuroria Themelore Gjilan

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

26 Korrik 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona dhe janë paraqitur dymbëdhjetë (12) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntëmbëdhjetë (19) personave.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë (10) personave, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave si dhe ka ngritur tre (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit  ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur pesë (5)  aktakuza kundër gjashtë (6)  personave,  për vepra te ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

16-16 5-5 1-1 3-3 5-6 7-7 37-38

 

Ndalimet 5 3 2 2 1 1 14
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 5-10 1-1 1-1 2-4 2-2 12-19
Bastisjet
Sekuestrimet

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese’’ nga neni 127 paragrafi 2 lidhur me nenin 114 paragrafi 2  dhe nenin 31  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ‘’Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare’’ nga neni 167 paragrafi 5 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, ‘’Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi’’ nga neni 404 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’ nga neni 402 paragrafi  4 lidhur me nenin 31 të  KPRK-së.

 

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dy (2) persona për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Intoksikimi i personit tjetër me narkotikë ose substanca psikotrope” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i parasë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

 

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Sulmi”. Po ashtu, nga ky departament është ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar pranë gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.

 

 

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

/ / / / / / / / / /

 

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Ndihma në kryerjen e veprës penale të rrëmbimit’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në raste të ndara në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

 

 

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë“.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Zjarrvënia“, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Zjarrvënia“.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur pesë (5)  aktakuza kundër gjashtë (6)  personave,  për vepra te ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale  “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale  “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale  “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale  “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

 

 

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’,

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza kundër (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.