Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

15 mars 2025  – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjeteshtatë (57) aktakuza kundër gjashtëdhjetepesë (65) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka ushtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona si dhe janë ngritur njëzetë e një (21) aktakuza kundër njëzetë e katër (24) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë  (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në tre raste të ndara dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

 

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat

personat

21-24 6-6 8-8 2-3 7-8 13-16 57-65
Ndalimet 6 2 1 1 1 5 16
Paraburgimet:

kërkesat – personat

4-4 1-1 5-5
Bastisjet
Sekuestrimet

 

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

/ / / / / / / / / /

 

 

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për krime të rënda me urdhër te Prokurorit te shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Departamenti për të miturme urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar dy (2) persona për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, si dhe ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’.

Departamenti i përgjithshëm – me urdhër te Prokurorit te shtetit ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Kanosje’’, si dhe ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Sulm ndaj personit zyrtar’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i përgjithshëmme urdhër te Prokurorit të shtetit ka ushtruar tre (3) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit për tre (3) persona për vepër penale ‘’Vjedhje e rëndë’’, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për vepër penale ‘’Kanosje’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetë e një (21) aktakuza kundër njëzetë e katër (24) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepër penale “Dhuna në familje’’.

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Mashtrimi’’.

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale ’’.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja’’

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Ngacmimi’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Zjarr vënia’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Vetëgjyqësia’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Kanosja’’.

 

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. Po ashtu, nga ky departament me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një (1) person i dyshuar për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” sipas KPRK-së.

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

 

Aktakuzat :

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Dy  (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në kontroll, posedim e paautorizuar e armëve” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

 

 

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) persoave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) persoave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.

 

 

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Tregtia e ndaluar”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”.

 

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Grabitja”.

 

 

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit  të veprës penale në bashkëkryerje “Trafikimi me njerëz” sipas KPRK-së.

Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit  të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.