7 shkurt 2025 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër pesëdhjetenjë (51) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzet (20) persona dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë (8) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe ka ngritur njëzet e shtatë (27) aktakuza kundër tridhjetë e pesë (35) personave për vepra penale të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur gjashte (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 27-35 | – | – | 6-6 | – | 3-3 | 6-7 | 42-51 |
Ndalimet | – | 12 | 1 | 1 | 3 | – | 2 | 1 | 20 |
Paraburgimet:
Kërkesat/ personat |
– | – | 1-3 | 1-1 | 1-1 | – | 2-2 | 1-1 | 6-8 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
/ / / / / / / / / /
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm – me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Kanosja’’, një (1) person për veprën penale “vjedhja”, si dhe dy (2) persona për vepër penale ‘’Dhuna në familje’’.
Departamenti i Krimeve të Rënda – me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar dy (2) persona për shkak të veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Falsifikimi i parasë”
Departamenti për të mitur – me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar një (1) person për veprat penale “sulmi”, “Kanosja”, një (2) persona për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një (1) person për veprën penale “Intoksikimi i personit tjetër me narkotikë ose substanca psikotrope”
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm – Prokurori i shtetit ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Departamenti për të mitur – Prokurori i shtetit ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzet e shtatë (27) aktakuza kundër tridhjetë e pesë (35) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër tre (10) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor’’,
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja‘’,
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale ‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi Seksual”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale: “Lëndimi i lehtë trupor”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasje” e mbetur në tentativë.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’ dhe ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
/ / / / / / / / / /
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penalë “Lëndimi i rëndë trupor“, si dhe një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik“.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor “, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera)
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje“ dhe “Kanosja“ sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashte (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë“,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje“.