6 shkurt 2025 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër pesëdhjetegjashtë (56) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzetenjë (21) persona dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe ka ngritur njëzetë e nëntë (29) aktakuza kundër tridhjetë e shtatë (37) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër gjashtë (6) personave, në tri raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 29-37 | – | – | 5-5 | 4-7 | 3-3 | 3-4 | 44-56 |
Ndalimet | – | 11 | 5 | 3 | 1 | 1 | – | – | 21 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | – | 3-6 | – | – | 1-1 | – | – | 4-7 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
/ / / / / / / / / /
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për të mitur – me urdhër të Prokurorit kujdestar janë ndaluar tre (3) persona për vepër penale ’’Lëndim i lehtë trupor’’.
Departamenti i Përgjithshëm – me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona për vepra të ndryshme penale, pesë (5) persona për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, katër (4) persona për vepër penale ‘’Falsifikim dokumentesh’’, një (1) person për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve’’, si dhe një (1) person për vepër penale ‘’Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetë e nëntë (29) aktakuza kundër tridhjetë e shtatë (37) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale ’’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘‘Vjedhja e rëndë’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ’’Ngacmimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Falsifikim i parasë’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Falsifikim i dokumentesh’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Prezantimi i rremë si person zyrtar’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Shpërdorim i pasurisë së huaj’’.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, për shkak të veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” .
Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”. Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”. Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar. Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Vrasje në tentative”, një person i ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Vjedhje pylli”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuar’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja grabitqare”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë, kundër katër (4) personave, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Tregtia e ndaluar”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.