Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

5 shkurt 2025  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetetri (83) aktakuza kundër nëntëdhjetedy (92) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona, ka ngritur pesëdhjetë e dy (52) aktakuza kundër pesëdhjetë e nëntë (59) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë (7) persona për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit,  ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat

personat

52-59 7-7 8-8 12-14 4-4 83-92
Ndalimet 4 4 7 3 1 19
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 1-1 2-2
Bastisjet
Sekuestrimet

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

/ / / / / / / / / /

 

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i krimeve të rënda – me urdhër të Prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja  dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Departamenti për të mitur – me urdhër të Prokurorit kujdestar  është ndaluar një (1) person për vepër penale ’’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, si dhe është ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm – prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur  pesëdhjetë e dy  (52) aktakuza kundër pesëdhjetë e nëntë (59) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dhjetë (10) personave, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Një (1) aktakuzë kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja’’.

Një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave, për veprën penale ’’Lëndim i lehtë trupor’’

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale ‘‘Sulmi’’.

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për vepër penale ‘’Dhuna në familje’’.

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale ’’Kanosja’’.

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale ‘’Përdorimi i armës  apo mjetit të rrezikshëm’’.

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Ngacmimi seksual’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Ngacmimi’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Braktisja e personave të paaftë’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Lidhja e kontratës së dëmshme’’.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

 

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”. Po ashtu nga ky departament është ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale
“Dhuna në familje”.

Ndërsa, nga Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një (1 ) person për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.

 

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë (7) persona për vepra të ndryshme penale. Dy (2) prej tyre janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një (1) person për veprën penale “Sulmi”, një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”, një (1) person për veprën penale “Vrasje e rëndë” e mbetur në “tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person për veprën penale Shtytja në kryerjen e veprën “Vrasje e rëndë” e mbetur në “tentativë” dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit te rrezikshëm”.

 

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’.

 

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhja grabitqare”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”.

 

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”.

 

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit  të veprës penale “Dhuna në familje” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.