4 shkurt 2025 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetë (70) aktakuza kundër nëntëdhjetetre (93) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, si dhe, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona, si dhe ka ngritur tridhjetenëntë (39) aktakuza kundër pesëdhjetenjë (51) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 39-51 | 14-20 | – | 4-5 | 8-10 | 5-7 | – | 70-93 |
Ndalimet | – | 5 | 1 | – | – | 1 | – | – | 7 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | – | – | – | – | – | – | – | – |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
/ / / / / / / / / /
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i përgjithshëm – me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar pesë (5) persona. Një (1) person për vepër penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’, një (1) person për vepër penale ‘’Kanosje’’, një (1) person për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ si dhe dy (2) persona për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetë e nëntë (39) aktakuza kundër pesëdhjetë e një (51) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për veprën penale “Vjedhja’’
Një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale ’’Sulmi’’
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’.
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ’’Vjedhja e shërbimeve’’.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Vetëgjyqësia’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Detyrimi’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Mashtrimi’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Kanosja’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’.
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për vepër penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Dhunimi” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale të dhunimit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Prodhimi dhe shërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
- Prokuroria Themelore Pejë
/ / / / / / / / / /
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për vepër penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”,
Dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
/ / / / / / / / / /