1 shkurt 2025 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjeteshtatë (87) aktakuza kundër nëntëdhjetepesë (95) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe ka ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe është ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 35-38 | 11-13 | 1-1 | 13-13 | 11-14 | 2-2 | 14-14 | 87-95 |
Ndalimet | – | 6 | 1 | 2 | – | – | – | 1 | 10 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | 2-3 | 1-1 | – | – | – | – | – | 3-4 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
/ / / / / / / / / /
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm – me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy (2) persona për vepër penale ‘’Vjedhje’’, një (1) person për vepër penale ‘’Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge’’, një (1) person për veprën penale ‘’Sulmi’’, një (1) person për vepër penale ‘’Kanosja’’ si dhe një (1) person për vepër penale ‘’Keqpërdorim besimi’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm – prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’ dhe një (1) kërkesë për arrest shtëpiak ndaj një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetë e pesë (35) aktakuza kundër tridhjetë e tetë (38) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale ’’Kanosja’’
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale ‘’Vjedhja’’.
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për vepër penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ’’Keqpërdorim i besimit’’.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Sulmi’’.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Ngacmimi’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Mashtrimi’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Lëshimi i ceceve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje”
Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve’’, ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’ dhe ‘’Vetëgjyqësia’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Deklarimet e rreme’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” dhe ”Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Kanosja” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi seksual”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shtrëngimi”.