Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

22 dhjetor 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tre (3) persona dhe ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, për kryerje të veprave të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim për një (1) person.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

 

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat

personat

Ndalimet 3 2 3 1 3 12
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 1-1 1-1 2-2 5-5
Bastisjet
Sekuestrimet

 

 

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

/ / / / / / / / / /

 

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda- prokurori ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Departamenti i Përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe një (1) person për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime të Rënda- prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe një (1) person për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” sipas KPRK-së.

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për kryerje  e veprave të ndryshme penale. Dy prej tyre janë ndaluar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ndërsa një tjetër për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim për një (1) person, për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” .

 

 

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’.

 

 

 

 

 

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vrasja në tentativë”, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Sulmi ndajë personit zyrtar” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

/ / / / / / / / / /

 

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

/ / / / / / / / / /