Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

26 nëntor 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenjë (71) aktakuza kundër tetëdhjetekatër (84) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar shtatë (7) persona, si dhe ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza, kundër njëzetenëntë (29) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur katër  (4)  aktakuza kundër katër  (4) personave për kryerjen e veprave te ndryshme  penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) persona, ndaj njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat

personat

29-29 14-22 13-18 4-4 11-11 71-84
Ndalimet 7 2 1 1 1 1 2 15
Paraburgimet:

kërkesat – personat

2-4 1-1 1-1 4-6
Bastisjet
Sekuestrimet

 

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

/ / / / / / / / / /

 

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për të Mitur- me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për veprën penale “Vrasja në tentativë”.

Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy (2) persona për veprën penale për veprën penale “Lëndim i rëndë në bashkëkryerje”, dy (2) persona për veprat penale “Mospërfillja e gjykatës” dhe  Kanosja”, dhe dy (2) persona për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” ,

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Cenimi i së drejtës për të kandiduar”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

 

 

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetëismi oe shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Detyrimi”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) peronave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi ise dëmtimi i kreditorëve apo debitorëve”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

 

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale: “Lëndim i lehtë trupor” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një (1) një kërkesë për paraburgim, kundër një (1) personi, për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” .

 

 

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’.

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur katër  (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme  penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’’.

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit për veprën penale ‘’Grabitja’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) persona, ndaj njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’,

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale ‘’Uzurpimi i paluajtshëm i pronës së paluajtshme’’,

Tri (3) aktakuza kundër (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale ‘’Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’’,

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale ‘’Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor’’.