17 nëntor 2024 – Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në dy raste të ndara dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara, ka ndaluar gjashtë (6) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në katër raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | – | – | – | – | – | – | – | – |
Ndalimet | – | 1 | 4 | 1 | 6 | 2 | – | 5 | 19 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | 2-2 | 1-3 | – | – | – | – | – | 3-5 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
/ / / / / / / / / /
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person për veprat penale “Sulmi dhe ”“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 24 orë, një (1) person të dyshuar (i mitur), për veprën penale “Vjedhja”. Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar për veprën penale “Gjuetia e kundërligjshme” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar (të mitur) për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, sipas KPRK-së.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person për 48 orë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara, ka ndaluar gjashtë (6) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast dy (2) persona janë ndaluar për veprat penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’ dhe ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’, ndërsa, në rastin tjetër katër (4) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Kanosja’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë është ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, si dhe një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
/ / / / / / / / / /
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të veprave penale “Sulmi” dhe “Kanosja”.
Ndërsa, dy (2) persona tjerë me vendim të Prokurorit kujdestar, janë ndaluar për shkak të dyshimit të veprave penale “Sulmi” dhe “Kanosja” dhe një (1) tjetër për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulmi” sipas KPRK-së.