Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

16 nëntor 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetegjashtë (46) aktakuza kundër pesëdhjetetre (53) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetë (8) persona.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tre (3) persona, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3)  aktakuza kundër tre (3) personave.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

 

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat

personat

10-10 12-14 9-11 4-5 3-3 8-10 46-53
Ndalimet 3 4 1 8
Paraburgimet:

kërkesat – personat

Bastisjet
Sekuestrimet

 

 

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

/ / / / / / / / / /

 

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i përgjithshëm me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Kanosja” dhe një (1) person për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”;

Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi, për veprën penale “Vjedhja”.

 

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”. Po ashtu, nga ky departament me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 24 orë, tre (3) persona të dyshuar (të mitur) për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

 

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

/ / / / / / / / / /

 

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.

 

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

 

 

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3)  aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person  të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje”, sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuzë kundër dhjetë (10) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.