Prokuroria Themelore Gjilan

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

9 tetor 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetetetë (38) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzetetre (23) persona dhe janë paraqitur nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë (10) personave.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave.  Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit,  ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit,  ka ndaluar gjashtë (6) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur dy (2) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit,  ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim paraburgimi për një (1) persona, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar,  ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

 

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat

personat

9-9 3-4 18-18 6-6 1-1 1-1 38-39
Ndalimet 1 10 2 2 6 1 1 23
Paraburgimet:

kërkesat – personat

2-2 3-4 2-2 1-1 1-1 9-10
Bastisjet
Sekuestrimet

 

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, “Përvetësimi në detyrë” nga neni 418 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar, tre (3) persona për veprën penale “Vjedhja”, një (1) person për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) person për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Ndërsa Departamenti për Krime të Rënda me urdhër të prokurorit, ka ndaluar, katër (4) persona për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë  (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë ”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

 

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara. një (1) person është ndaluar për veprën penale “Kanosja”, dhe një (1) person për veprën penale “Sulmi” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”. Po ashtu nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar dy (2) persona me urdhër të prokurorit të shëtit për 48 orë. Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Mashtrimi” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Kanosje”.

 

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për këto vepra penale:

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’.

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në një (1) rast, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”,  ka ndaluar dy (2) persona, në një (1) rast, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale

“Lëndimi i rëndë trupor”, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “Kanosja”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur dy (2) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Dhuna ne familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Falsifikim i  dokumentit”.

 

 

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtim i pasurisë “, dhe “Kanosja“.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera)

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Pjesëmarrja në rrahje“.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”.

 

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”.

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Sulmi seksual”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.