Prokuroria Themelore Gjilan

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Gjilan, 27 Gusht 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur dyzetepesë (45) aktakuza kundër pesëdhjetetetë (58) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një  (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, në tri raste të ndara dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra te ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të mitur dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

1-1 12-12 7-9 4-13 11-11 4-4 6-8 45-58
Ndalimet 1 2 4 1 1 9
Paraburgimet:

kërkesat – personat

4-5 1-1 5-6
Bastisjet
Sekuestrimet

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një  (1) personi, për shkak të veprave penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’, nga neni 142 lidhur me nenin 22, të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si ‘’Krimet kundër njerëzimit’’ nga neni 143 paragrafi l nën paragrafi, 1.6 dhe 1.11 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja”, dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”,

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy  (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy  (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

/ / / / / / / / / /

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, në tri raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe tre (3) persona për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, në dy raste të ndara.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër tetë (8) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Punimet ndërtimore të kundërligjshme’’.

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh,  për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:

Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për veprën penale” Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave,  për vepra te ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi“,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore“.

 

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person  të mitur, për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulmi seksual”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.