Prokuroria Themelore Gjilan

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 21 Korrik 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katërmbëdhjetë (14) personave, si dhe, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe aprovim nga gjykata është realizuar një (1) bastisje, e cila ka rezultuar me ndalimin e dy (2) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dhjetë (10) personave dhe është realizuar një (1) bastisje në komunën e Vitisë.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

Ndalimet 5 1 2 2 1 1 12
Paraburgimet:

kërkesat – personat

3-3 1-1 2-10 6-14
Bastisjet 1 1
Sekuestrimet

 

 

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

//////////

 

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Ngacmimi” dhe dy (2) persona për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Sulmi seksual”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Ngacmimi seksual”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”.

 

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

 

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona, ku njëri është ndaluar për vepër penale “Lëndimi i lehtë trupor”, ndërsa personi tjetër është ndalur për vepër penale “Dhuna në familje”.

 

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Kanosja’’, ‘’Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tetë (8) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Sulmi’’ dhe një (1)  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Mashtrimi’’.

 

Bastisjet:

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe aprovim nga gjykata është realizuar bastisje në komunën e Vitisë, e cila ka rezultuar me ndalimin e dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për veprën penale ”Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale”.

 

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

//////////