Prokuroria Themelore Gjilan

Share on

Facebook

Prokuroria Themelore në Gjilan mban takim me ekspertët psikologë për rajonin e Gjilanit

Gjilan, 16 Gusht 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë ditës së sotme ka mbajtur takim pune me ekspertët psikologë për rajonin e Gjilanit, të cilët janë pritur nga zëvendës Kryeprokurori z. Isuf Sadiku dhe prokurorë të kësaj prokurorie, takim ky i ftuar nga udhëheqësja e Departamentit të Përgjithshëm, znj. Rozelida Manastiri, njëherit edhe koordinatore për rastet e dhunës në familje.

Në këtë takim morën pjesë edhe hetues policor dhe udhëheqësi i Zyrës për Mbrojtjen e Viktimave, për rajonin e Gjilanit, qëllimi i të cilit ishte trajtimi sa më adekuat i viktimave nga dhuna psikologjike.

Fillimisht, zëvendës Kryeprokurori dhe udhëheqësja e Departamentit të Përgjithshëm falënderuan të pranishmit për bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar se në raste ku është e përdorur dhuna psikologjike të ftohen psikologët, në cilësinë e ekspertëve me qëllim të ofrimit të mbështetjes psikologjike të viktimave, si nga dhuna në familje ashtu edhe të viktimave të rasteve tjera ku kërkohet ekspertimi psikologjik.

Gjatë këtij takimi, u nxjerr konkluzion që për rastet specifike, posaçërisht për rastet e dhunës në familje, si pasojë e dhunës psikologjike, gjatë intervistimit të viktimave në stacion policor të marrin pjesë edhe psikologët, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me policinë, Zyrën për Mbrojtjen e Viktimave dhe prokurorët e kësaj prokurorie.