Gjilan, 21 tetor 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 14 – 20 tetor 2024, ka regjistruar gjithsej tridhjetenjë (31) kallëzime penale, ndaj tridhjetetetë (38) personave.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:
- – tridhjetedy (32) aktakuza, ndaj tridhjetenëntë (39) personave,
- – tridhjetepesë (35) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
- – shtatë (7) ankesa,
- – katër (4) propozime për shqiptimin e masave ndaj të miturve,
- – katër (4) marrëveshje për pranimin e fajësisë,
- – njëmbëdhjetë (11) persona të ndaluar,
- – tetë (8) kërkesa për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale, ndaj njëmbëdhjetë (11) personave.
Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar tridhjetenëntë (39) persona.