Share on

Facebook

Përmbledhje e punës javore

Gjilan, 10 mars 2025 – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 3 – 9 mars 2025, ka regjistruar gjithsej dyzetegjashtë (46) kallëzime penale, ndaj gjashtëdhjetedy (62) personave.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:

  • – tridhjetedy (32) aktakuza, ndaj tridhjetetetë (38) personave,
  • – njëzetekatër (24) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
  • – tetëdhjetenjë (81) kërkesa të ndryshme drejtuar policisë,
  • – shtatë (7) persona të ndaluar,
  • – katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave.

 

Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar tridhjetepesë (35) persona.