Prokuroria Themelore Gjilan

Share on

Facebook

Kryeprokurori Kadriu priti në takim Kryesuesin Hajdaraj

Gjilan, 16 korrik 2024 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Arben Kadriu ka pritur në takim Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, z.Ardian Hajdaraj, Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës z. Armend Zenelaj dhe z. Jetish Maloku, si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Sami Istrefi.

Gjatë këtij takimi morën pjesë edhe prokurorë nga Departamenti i Krimeve të Rënda dhe administratori i kësaj prokurorie.

Kryeprokurori Kadriu fillimisht njoftoi të pranishmit sa i përket mbarëvajtjes së punëve dhe sfidat me të cilat ballafaqohen në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale, në kompetencë të kësaj prokurorie, me ç’rast theksoi edhe raportet e punës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024.

Po ashtu u prezantuan edhe raportet e punës për këtë gjashtëmujor sa i përket veprave penale të dhunës në familje, ku nga Kryesuesi Hajdaraj u kërkua që këto raste të trajtohen me prioritet.

Gjithashtu, u diskutua edhe çështja e pjesëmarrjes nëpër trajnime profesionale për prokurorët dhe në përgjithësi nevojat konkrete të kësaj prokurorie.

Në fund të takimit, të njëjtit theksuan se do të kenë koordinim të plotë të aktiviteteve të përbashkëta, me qëllim të zbatimit të planit të punës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, për vitin 2024.