Prokuroria Themelore Gjilan

Share on

Facebook

Koordinatorja e dhunës në familje priti në takim monitorues nga EULEX

Gjilan, 15 Gusht 2024 – Prokurorja koordinatore e dhunës në familje, nga Prokuroria Themelore në Gjilan, znj. Rozelida Manastiri, ka pritur në takim monitorues nga EULEX, për dhunë në familje.

Gjatë këtij takimi, ishte e pranishme edhe prokurorja nga Departamenti i Krimeve të Rënda, znj. Leonora Kadriu, e cila paraprakisht ka qenë koordinatore për këto raste.

Fillimisht u prezantuan raportet e punës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, duke theksuar që në këto raste nga prokurorët e kësaj prokurorie ndërmerren të gjitha masat e nevojshme që trajtimi i rasteve të dhunës në familje të bëhet me prioritet dhe të reagohet me urgjencë.

Po ashtu, u diskutuan edhe sfidat me të cilat ballafaqohen prokurorët e kësaj prokurorie lidhur me trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe njoftuan monitoruesit nga EULEX se në të gjitha rastet ku ka bazë ligjore ndalohen personat e dyshuar për dhunë në familje dhe ndaj tyre kërkohet masa për caktimin e paraburgimit.

Në fund të takimit, monitoruesit nga EULEX falënderuan prokuroret nga Prokuroria Themelore në Gjilan për gatishmërinë e pritjes dhe komunikimin e hapur.