Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

17 mars 2025  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të  fundit ka ndaluar dy (2) persona, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat

personat

Ndalimet 2 4 1 7
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 1-1
Bastisjet
Sekuestrimet

 

 

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

/ / / / / / / / / /

 

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për të miturme urdhër të prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për vepra penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’,  si dhe ka ndaluar një (1) person për vepër penale  ’’Asgjësimi apo dëmtimi  i pasurisë’’.

 

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe një (1) person për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

 

 

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

/ / / / / / / / / /

 

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

/ / / / / / / / / /

 

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

 

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

/ / / / / / / / / /

 

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

/ / / / / / / / / /