Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

16 mars 2025  – Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar shtatë (7) persona, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë gjashtë  (6) persona të dyshuar dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar tre (3) person të dyshuar dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave.

 

 

 

 

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat

personat

Ndalimet 7 1 6 3 17
Paraburgimet:

kërkesat – personat

2-2 1-1 2-4 5-7
Bastisjet
Sekuestrimet

 

 

 

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

/ / / / / / / / / /

 

 

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për të mitur- me urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar pesë (5) persona për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, si dhe ka ndaluar dy (2) persona për vepër penale ’’Mbajtja në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

 

 

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, më urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, i dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”sipas KPRK-së.

 

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, , ka ndaluar për 48 orë gjashtë  (6) persona të dyshuar. Një (1) personi ndaluar për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe pesë (5) persona për veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Vrasje e në tentativë”.

 

 

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

/ / / / / / / / / /

 

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

/ / / / / / / / / /

 

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

/ / / / / / / / / /

 

 

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person  për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Ndërsa, dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër (2) personave për shkak të dyshimit të veprës penale “Trafikimi me njerëz” sipas KPRK-së.

Ndërsa, Departmaneti për Krime të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë ndaj dy (2) personave për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.