Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

3 shkurt 2025  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetë (8) persona dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka  paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona.

 

 

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat

personat

 
Ndalimet 4 1 2 1 8
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 1-3 2-4
Bastisjet  
Sekuestrimet  

 

 

 

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

/ / / / / / / / / /

 

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i përgjithshëm – me urdhër të Prokurorit kujdestar janë ndaluar katër persona (4) persona për vepër penale ‘’Dhunimi’’.

 

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprave penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së.

 

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

/ / / / / / / / / /

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhja”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vrasja në tentativë”.

 

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera) :

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, për veprën penale  “Lëndimi i lehtë trupor“.

 

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

/ / / / / / / / / /