23 dhjetor 2024 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, në dy raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 9 persona të dyshuar.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | – | – | – | – | – | – | – | – |
Ndalimet | – | 2 | 2 | 2 | – | 1 | – | 9 | 16 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | 1-1 | 2-2 | – | – | 1-2 | – | – | 4-5 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
/ / / / / / / / / /
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda- prokurori ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe një (1) person për veprën penale “Dhunimi”.
Departamenti i Përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda- prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se secili nga të dyshuarit veç e veç kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”, si dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Njëri nga ta është ndaluar për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj ”, ndërsa një tjetër është ndaluar për veprat penale “Marrja në posedim e pasurisë se luajtshme” dhe “Rrezikimi i trafikut publik”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
/ / / / / / / / / /
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
/ / / / / / / / / /
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit për veprën penale ‘’Sulmi’’, një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, një (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor, një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’, një (1) person për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’ dhe një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.
Kërkesat për caktimin paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i Rëndë Trupor’’.