Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

20 nëntor 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetë (8) persona, është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe një (1) kërkesë  për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar ndaj një (1) personi.

 

Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur një (1) aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona dhe ka ngritur trembëdhjete (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjete (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar ndaj një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit  ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për kryerjen e veprave te ndryshme  penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

 

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat

personat

1-1 8-8 13-15 2-2 4-4 9-9 37-39
Ndalimet 3 3 1 1 8
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 1-1 2-2
Bastisjet
Sekuestrimet

 

 

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur një (1) aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Krim i luftës kundër popullsisë civile’’, nga neni 142 lidhur me nenin 22 të ligjit penal të RSFJ, si ligj në fuqi ne kohën e kryerjes së veprës penale.

 

 

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për të Mitur- me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Departamenti i përgjithshëm- me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe një (1) person për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

 

 

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për krime të rënda – një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Kontrabandimi me migrant’’.

Departamenti i përgjithshëm – një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe një (1) person për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për veprat penale si në vijim:

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.

 

 

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar ndaj një (1) personi për veprat penale ‘’Ngacmimi’’ dhe ‘’Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”.

 

 

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër  (4)  aktakuza kundër katër (4) personave, për kryerjen e veprave te ndryshme  penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhje e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:

Pese (5) aktakuza kundër pese (5) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.