Prokuroria Themelore Gjilan

Share on

Facebook

Pasqyrim javor nga Prokuroria Themelore në Gjilan

Gjilan, 14 tetor 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 7 – 13 tetor 2024, ka regjistruar gjithsej pesëdhjetetetë (58) kallëzime penale, ndaj gjashtëdhjeteshtatë (67) personave.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:

  • – pesëdhjetetri (53) aktakuza, ndaj gjashtëdhjetë (60) personave,
  • – tridhjetedy (32) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
  • – dy (2) ankesa,
  • – tetë (8) propozime për shqiptimin e masave ndaj të miturve,
  • – gjashtë (6) persona të ndaluar,
  • – tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave.

 

Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar tridhjetë (30) persona.