Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

5 tetor 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetetri (33) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona dhe janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katërmbëdhjetë (14) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar pesë (5) persona dhe ka ngritur tri  (3) aktakuza , kundër tre (3)  personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2)  aktakuza, kundër tre (3)  personave.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar , ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat

personat

10-11 3-3 3-3 3-3 2-2 2-3 10-10 33-35
Ndalimet 3 1 5 1 10
Paraburgimet:

kërkesat – personat

2-4 1-1 2-2 1-5 2-2 8-14
Bastisjet
Sekuestrimet

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

/ / / / / / / / / /

 

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar, një (1) person për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprave penale  “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave për shkak të veprës penale  “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale  “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

 

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona. Dy (2) persona janë  ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor ”,  një (1) person i ndaluar për “Dhënia e ndihmës pas kryerjes se veprës penale”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Vjedhje”.

 

 

Aktakuzat :

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna ne familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtim pa leje”;

 

 

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhunimi’’.

 

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Sulmi” dhe “Manipulimi me prova”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale ”Dhuna në familje”.

 

 

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë,  ka ngritur dy (2)  aktakuza kundër tre (3)  personave, për veprën penale “Kanosja”.

 

                               

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të veprës penale ”Kanosja” nga neni 181 paragrafi 4 të KPRK-së dhe veprën penale “Dhuna familje” nga neni 248 të KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 3 KPRK-së si dhe një (1) kërkesë tjetër kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 3 të KPRK-së.

 

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprat penale si në vijim:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Grabitja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.