Prokuroria Themelore Gjilan

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Gjilan, 28 Gusht 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur shtatëdhjeteshtatë (77) aktakuza ndaj nëntëdhjeteshtatë (97) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona dhe janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona, dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet e katër (24) personave.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit  ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur tetë (8)  aktakuza kundër tetë (8)  personave,  për vepra te ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur tetë  (8) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

1-1 29-33 20-24 8-8 3-6 8-8 8-17 77-97
Ndalimet 8 1 1 2 1 13
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 1-2 3-4 5-7
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

 

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një  (1) personi, për shkak të veprës penale ‘’Organizimi, drejtimi apo financimi i trafikimit të narkotikëve apo substancave psikotrope’’, neni 273, paragrafi 1, Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

 

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar shtatë (7) persona për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Vjedhja”, si dhe një (1) person për veprën penale “Sulmi Seksual”

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetenëntë  (29) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndotja e artikujve ushqimorë që përdoren nga njerëzit apo kafshët”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës ”.

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet e katër (24) personave, për veprat penale si në vijim:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Kanosja”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Mashtrimi”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe një (1) person për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave.

Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Vjedhja’’ dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’.

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale” Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Rrezikim i  trafikut publik”.

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Grabitja“, si dhe një (1) person, për veprën penale “Sulmi“.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tetë (8)  aktakuza kundër tetë (8)  personave,  për vepra te ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Tri (3) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Kanosja” dhe “Vjedhja”.

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person  të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë  (8) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.