Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Gjilan, 26 Gusht 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, në dy raste të ndara.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit  ka ndaluar një (1) person, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

Ndalimet 5 1 1 7
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 2-2 1-1 4-4
Bastisjet
Sekuestrimet

 

 

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

/ / / / / / / / / /

 

 

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Mashtrimi”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në Familje”, një (1) person për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, një (1) person për veprat penale “Lëndimi i Lehtë Trupor”  dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dhe një (1) person për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

 

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

 

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

 

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

 

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

/ / / / / / / / / /

 

 

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

/ / / / / / / / / /

 

 

 

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale ”Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale ” Lëndimi i lehtë trupor”.

 

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

/ / / / / / / / / /