Gjilan, 24 Gusht 2024 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjeteshtatë (57) aktakuza kundër shtatëdhjetenjë (71) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave.
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra te ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 11-19 | 9-10 | – | 8-8 | 4-4 | 14-15 | 11-15 | 57-71 |
Ndalimet | – | 2 | 2 | 3 | 3 | – | – | 4 | 14 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | 1-1 | – | – | – | – | 2-2 | 3-3 | |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
/ / / / / / / / / /
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Vjedhja”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) person është ndaluar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, një (1) tjetër për veprën penale “Dhuna në Familje” dhe një (1) tjetër për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Vjedhja e shërbimeve’’, një (1) person për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe një (1) person për veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shmangia nga tatimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Shantazhi e ngelur në tentativë”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Sulmi’’, ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’’.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra te ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme“,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Detyrimi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë“,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi“.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Dhunimi” . Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.