Prokuroria Themelore Gjilan

Share on

Facebook

Përmbledhje e punës javore nga Prokuroria Themelore në Gjilan

Gjilan, 19 Gusht 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda javës së fundit, përkatësisht nga data 12 – 18 gusht 2024, ka regjistruar gjithsej dyzet (40) kallëzime penale, ndaj gjashtëdhjetetetë (68) personave.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:

  • – nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, ndaj njëzetedy (22) personave,
  • – tridhjetegjashtë (36) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
  • – gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave,
  • – katër (4) raste të zgjidhura me marrëveshje dhe ndërmjetësim.

 

Nga prokurorët kujdestarë gjatë kësaj periudhe kohore janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe janë intervistuar tridhjetë (30) palë.