Prokuroria Themelore Gjilan

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

25 Korrik 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjeteshtatë (57) aktakuza kundër gjashtëdhjetedy (62) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzetetetë (28) persona, janë paraqitur dymbëdhjetë (12) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dymbëdhjetë (12) personave, janë realizuar dy (2) bastisje në tetë (8) lokacione të ndryshme dhe janë parashtruar dy (2) kërkesa për sekuestrim.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit, kjo Prokurori ka kryer bastisje në dy raste të ndryshme, përfshirë Komunën e Lipjanit, Prishtinës e Gjilanit, ku në kuadër të këtyre bastisjeve janë sekuestruar armë të gjata, municion, fatura etj., si dhe janë arrestuar tetë (8) persona.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale dhe është parashtruar një (1) kërkesë për sekuestrim.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona dhe ka parashtruar gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur pesë (5)  aktakuza kundër gjashtë (6)  personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

32-36 4-6 2-2 5-6 10-12 57-62
Ndalimet 14 1 3 2 5 1 2 28
Paraburgimet:

kërkesat – personat

2-2 1-1 6-6 1-1 1-1 1-1 12-12
Bastisjet 2   2
Sekuestrimet 2 1   3

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

/ / / / / / / / / /

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, shtatë (7) persona, në dy raste ndaras, për veprën penale “Mashtrimi” dhe tre (3) persona për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person me urdhër arrest.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe një (1) person për veprën penale “Intoksikimi i personit tjetër me narkotikë ose substanca psikotrope”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.

 

Bastisjet:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka realizuar bastisje në dy raste. Në njërin rast, janë kryer bastisje në tri (3) lokacione, në Komunën e Lipjanit, me ç’ rast janë arrestuar tre (3) persona, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërsa, në rastin tjetër, janë kryer bastisje në pesë (5) lokacione, përkatësisht në Prishtinë, Kamenicë dhe në Viti, ku janë arrestuar pesë (5) persona të dyshuar, prej tyre një (1) zyrtar i Shërbimit Korrektues, për veprën penale “Mashtrimi”.

 

Sekuestrimet:

Nga bastisja e realizuar në Komunën e Lipjanit, janë sekuestruar:

  • 1 AK-47 me 10 fishekë;
  • Karikatorë;
  • 1 Pushkë e gjatë gjysmë-automatike;
  • 1 Pistoletë -Zoraki (me gaz);
  • 1 Pushkë e gjatë automatike.

Ndërsa, nga bastisja e realizuar në Prishtinë, Kamenicë dhe në Viti, janë sekuestruar fatura e prova të tjera materiale.

 

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar pranë gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Detyrimi” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

 

Sekuestrimet:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me rastin e  arrestimit dhe ndalimit të një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” ka parashtruar pranë gjykatës kompetente një (1) kërkesë për sekuestrim të:

  • Dy (2) armë zjarri – pistoleta 9×19 mm;
  • Dy (2) karikatorë;
  • Njëzet (20) gëzhoja 9mm;
  • Dy (2) leje përkatëse për armë.

 

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona.  Dy (2) janë ndaluar për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” dhe një (1) tjetër për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka parashtruar gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave.

Tri (3) kërkesa ndaj tre (3) personave për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

Dy (2) kërkesa ndaj dy (2) personave për veprat penale “Dhënia e ryshfetit” dhe veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Një (1) kërkesë ndaj një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

 

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, ndërsa, në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprat penale ‘’Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’’ dhe ‘’Manipulimi me prova’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” si dhe tre (3) persona, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”.

 

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Zjarrvënia“.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje“.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale  “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale  “Dhuna në familje”.

 

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit për veprat penale ‘’Kanosja’’, ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike’’.

Një (1) aktakuzë kundër (2) personave për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,

Pesë (5) aktakuza kundër (5) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.