Prokuroria Themelore Gjilan

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 24 Korrik 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjeteshtatë (57) aktakuza kundër gjashtëdhjetedy (62) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzetenjë (21) persona dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, për vepra të ndryshme penale dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2)  personave, për vepra te ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim për një (1) person dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

30-35 6-6 6-6 2-2 13-13 57-62
Ndalimet 3 2 9 1 2 3 1 21
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 2-2 1-1 1-1 1-1 6-6
Bastisjet
Sekuestrimet

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

//////////

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“ dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave, për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Katër (4) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”.

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të veprës penale “Kanosja”, si dhe një (1) person për veprën penale “Detyrimi” sipas KPRK.

 

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar pranë gjykatës kompetente dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, në dy raste të ndara.

Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.  Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.

 

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, për vepra të ndryshme penale. Dy (2) persona janë ndaluar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, dy (2) persona janë ndaluar për veprat penale “Dhënia e ryshfetit” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, një (1) person për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, një (1) person për veprën penale “Vjedhja e pyllit”, si dhe një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

 

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi seksual’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’.

 

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në raste të ndara në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” dhe veprës penale “Mashtrimi”.

 

 

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje“, një (1) person për veprën penale “Kanosja“, si dhe një (1) person për veprat penale “Kanosja“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy  (2)  aktakuza kundër dy  (2)  personave,  për vepra te ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale  “Mashtrimi”.

 

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

 

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit për veprën penale ‘’Kanosja’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim për një (1) person për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër (3) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Tri (3) aktakuza kundër (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Dy (2) aktakuza kundër (2) personave për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale ‘’Vetëgjyqësia’’,

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Përdorimi i armës po mjetit të rrezikshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.