Prokuroria Themelore Gjilan

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 23 Korrik 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetetri (43) aktakuza kundër dyzetegjashtë (46) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona dhe janë paraqitur njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katërmbëdhjetë (14) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar personit apo vendit të caktuar ndaj një (1) personi, si dhe nga Prokuroria Themelore në Prizren është parashtruar një (1) kërkesë për sekuestrim.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë (10) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar personit apo vendit të caktuar ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave dhe një (1) kërkesë për sekuestrim. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave,  për vepra te ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

19-21 2-2 9-9 1-2 6-6 6-6 43-46
Ndalimet 2 2 2 1 3 1 11
Paraburgimet:

kërkesat – personat

8-11 3-3 1-1 12-15
Bastisjet
Sekuestrimet 1 1

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

//////////

 

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar personit apo vendit të caktuar ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për këto vepra penale:

Dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Një (1) person është ndaluar për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar pranë gjykatës kompetente tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave, në tri raste të ndara.

Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”. Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje. Si dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

Sekuestrimet:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me rastin e ndalimit të një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ka parashtruar pranë gjykatës kompetente një (1) kërkesë për sekuestrim të:

  • Një (1) pushkë gjysmë automatike,
  • Një (1) pistoletë;
  • Trembëdhjetë (13) fishekë.

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy (2) persona, ku njëri është ndaluar për vepër penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, ndërsa personi tjetër është ndaluar për vepër penale “Dhuna në familje”.

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi seksual’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shmangia nga tatimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.

 

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, si dhe ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja ndaj personit zyrtar”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”.

 

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave,  për vepra te ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës“.

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të dyshimit për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën  penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën  penale ‘’Kanosja’’.