Prokuroria Themelore Gjilan

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë,  22 Korrik 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzetetre (23) persona dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, të dyshuar në kryerjen e veprave penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona.

 

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat

personat

Ndalimet 18 2 1 1 1 23
Paraburgimet:

kërkesat – personat

1-1 1-2 1-2 3-5
Bastisjet
Sekuestrimet

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

//////////

 

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Kanosja” (me armë), një (1) person për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Detyrimi”, një (1) person për veprën penale “Kanosja” (ndaj personit zyrtar), nëntë (9) persona, në katër raste ndaras, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” (me fatalitet).

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

 

 

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) person për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”. Një (1) person për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

 

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për vepër penale “Vrasja në tentativë”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për vepër penale “Dhunë në familje”.

 

 

 

 

5.      Prokuroria Themelore Gjilan

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Kanosja’’, ‘’Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’.

 

 

 

 

6.      Prokuroria Themelore Gjakovë

//////////

 

 

 

 

7.      Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale ”Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale”.

 

 

 

 

8.      Prokuroria Themelore Ferizaj

//////////