Prokuroria Themelore Gjilan

Share on

Facebook

Ndalohet një person për keqpërdorim të besimit

Gjilan, 02 korrik 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar të dyshuarin B.K., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Dyshohet se i njëjti, me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur besimin tek e dëmtuara L.G., në atë mënyrë që nga ajo kishte marrë autorizim që të vepronte në emër të saj, në mënyrë që t’ia siguronte mjetet financiare të babait të saj, si ish i burgosur politik në burgjet e Jugosllavisë, ku për këtë shërbim kishte kërkuar 20% nga shuma totale e kompensimit.

I dyshuari B.K., dyshohet se në vitin 2023 ka arritur ti nxjerrë këto mjete financiare nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ku shuma rreth 24 mijë euro ishte depozituar në llogarinë e tij, mirëpo i njëjti për këtë nuk e kishte informuar të dëmtuarën, edhe pse e njëjta vazhdimisht ishte interesuar.

Me këto veprime dyshohet të ketë kryer veprën e sipërshënuar penale dhe ndaj tij brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Gjilan, do të vendosë lidhur me masën për sigurinë e të pandehurit në procedurë penale.